Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 17:13

Ministri i Punëve të Jashtme,Hashim Thaçi, pas votimit në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv në UNESCO ka shkruar se vetëm 25% të votave ishin kundër Kosovës. Thaçi ka shtuar se 27 shtete votuan pro, 14 kundër dhe 14 abstenuan.

Ende nuk është publikuar se cilat shtete votuan pro dhe kundër Kosovës.

Bordi Ekzekutiv vetëm sa e ka votuar propozimin e Gjermanisë, Shqipërisë dhe Britanisë për ta futur Kosovën në agjendën e votimit në UNESCO.