Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 11:40

Diplomati kosovar ka deklaruar se Kosova është në rrugën e duhur, drejtë integrimit në NATO dhe BE-së

“Sot e takova mikun e vjetër timin dhe të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin biseduam për të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe sfidat me të cilat përballet shteti jonë dhe i tërë rajoni. U pajtuam se i tërë rajoni ka lëvizur drejt një fryme të re të dialogut dhe bashkëpunimit çfarë nuk është parë ndonjëherë. Tashmë jemi në rrugë të duhur, drejt integrimit në NATO dhe BE”, ka shkruar në Facebook, Thaçi.