Lajme Shqip Wednesday, 30 October 2013 11:44

Lideri i Partisë Demokratike Hashim Thaçi në mesidten e ditës së marte, i shoqëruar me eskortën e tij politike ka marrë rrugë për në Llaushë të Skendërajt. Qëllimi i udhëtimit të tij për në këtë fshat ka qenë takimi me vëllezërit Geci nga Llausha në përpjekje për t’i qetësuar gjakrat e nxehura një ditë më parë në Skenderaj, në të cilin aksident ishte përfshirë Gani Geci dhe zyrtarët e lartë të PDK-së Azem Syla, Gani Koci me trupërojet e tij.

Burime të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se fillimisht Hashim Thaçi ka kërkuar që të takohet me vëllezërit Geci në Kullën e Gecëve në Llaushë. Por vëllezërit Geci nuk kanë pranuar. Takimi është mbajtur në një “vend neutral” në një nga odat e një prej familjeve të këtij fshati të Skenderajt.

Në këtë takim kanë marrë pjesë vëllezërit Gani e Nebi Geci ndërkaq Hashim Thaçi ishte i shoqëruar nga disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së.

Megjithëse nuk dihet se për çafër marrëveshje është fjala dhe se a është arritur në fakt ndonjë marrëveshje, qëllimi i këtij takimi i iniciuar nga Hashim Thaçi ka qenë që të qetësohen tensionet e ngritura një ditë më parë në mes të vëllezërve Geci dhe Azem Sylës e Gani Kocit./Bota sot/