Lajme Shqip Friday, 24 June 2011 06:57

Prishtinë – Qeveria e Kosovës synon që administrata publike të arrijë standardet ndërkombëtare, tha dje kryeministri Hashim Thaçi në ditën ndërkombëtare të nëpunësve civil. Ai garantoi një angazhim serioz në zhvillimin e administratës publike në Kosovës.

Në ditën ndërkombëtare të nëpunësve civil, kryeministri Hashim Thaçi përmendi ngritjen e pagave në këtë sektor si pjesë të angazhimeve të qeverisë për të arritur standardet evropiane në administratën publike.

Kryeministri premtoi vazhdimin e angazhimit të qeverisë në zhvillimin e adminiostratës publike. Ndërkaq, ministri i administratës publike, Mahir Jagxhillar tha se pa një administratë publike transparente nuk mund të ketë zhvillim të demokracisë. Në Kosovë janë rreth 70 mijë nëpunës civil. Ky sektor përbën numrin më të madh të të punësuarve në vend.