Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 12:00

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka thënë se sot Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Thaçi duke komentuar nënshkrimin e MSA-së që do të bëhet sot, ka thënë se kjo është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane.

“Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane”, ka shkruar Thaçi në Facebook.