Lajme Shqip Thursday, 29 March 2012 12:00

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se do të zbatojë me përpikëri obligimet që dalin para qeverisë së Kosovës me studimin e Fizibilitetit.

Në një intervistë dhënë Televizionit të Parlamenti Evropian Europarltv, kryeministri ka theksuar se qeveria e tij do të kryej në një afat rekord përgjegjësitë që ka marrë karshi procesit të integrimeve evropiane.

Ai foli edhe për zhvillimet në veri dhe përpjekjet për integrimin e komuniteti serb në institucionet e Kosovës, ndërsa i ka thënë Televizionit të Parlamenti Evropian se në asnjë mënyrë nuk do të lejohet ndryshim kufijsh apo ndarje të Kosovës. (LajmeShqip.com)