Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 12:50

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi tha se autostrada Morinë-Merdar do të vazhdojë pa asnjë ditë ndërprerje, pavarësisht kundërshtimeve.

Ai theksoi se ky është projekti më i madh dhe më modern, që do të ketë efekte të mëdha në zhvillimin e Kosovës, ndërkaq qeveria për këtë projekt sivjet ka ndarë 250 milionë euro.

Visar Ymeri nga Lëvizja “Vetëvendosje”, duke arsyetuar kërkesën për këtë interpelancë, kritikoi shtyrjen e saj deri në ditën e sotme.

Ndërkohë, theksoi se qeveria ka hyrë në këtë projekt pa plan dhe pa e ditur koston. Ai tha se Vetëvendosja nuk është kundër kësaj rruge, por kundër keqpërdorimeve

Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky është projekti më i madh dhe më modern, dhe dinamika e deritanishme është rekorde.

“Të gjithë i gëzohemi këtij fakti se projekti do të përfundojë me sukses të plotë”, tha kryeministri. Ai shtoi se në këtë vit, deputetët do t’i përdorin të mirat që i sjell kjo autostradë.

Kryeministri tha se është i vetëdijshëm për kufizimin buxhetor, prandaj, sipas tij, qeveria është duke u treguar e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike, pa i rrezikuatr projektet kapitale, që kanë qenë të studiuara mirë.

“Qeveria respekton kontratën me konsorcinumin “Bechtel&Enka”, duke përfshirë edhe nenin që ruan konfidencialitetin e kontratës”, përfundoi kryeministri. (LajmeShqip.com)