Lajme Shqip Sunday, 07 April 2013 18:58

Beograd – Lufta speciale e Beogradit me anë të medieve rreth Kosovës, e njohur që moti, po vazhdon. Gazeta jo aq e besueshme e Beogradit, Kurir shkruan se Hashim Thaçi e ka ngritur në shkallën më të lartë gatishmërinë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës, “të cilët janë të gatshëm të nisen në aksion për dëbimin e serbëve të mbetur në krahinë, tregojnë të dhënat më të reja informative të kreut shtetëror serb”. Sipas pohimeve të një burimi të kësaj gazete, “plani i Thaçit, në rast se Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen me Prishtinën, është që komandot e policisë të pastrojnë veriun e Kosovës dhe enklavat serbe, në mënyrë që të vendoset pushteti edhe në veri të vendit.  Pasi BE-ja u ka dhënë afat negociatorëve të të dy palëve që deri të martën të vendosin për ofertën e Brukselit komandot shqiptare brenda 48 orëve do të mund të nisen drejt serbëve”.

“Ne nuk mund të reagojmë,sepse dërgimi i ushtrisë apo policisë për të mbrojtur njerëzi tonë do të paraqiste shkelje të marrëveshjes së Kumanovës. Jemi në situatë të vështirë, po mendojmë si të veprojmë”, shtoi ky burim.

Analisti Dushan Janjiq thotë se Thaçi po përpiqet që opinionit në Kosovë t’i dësh,ojë që nuk është negociator i dobët.

“Thaçi qëndron mbi akull të hollë. Ka marrë bonos nga Ramush Haradinaj se ky nuk do ta ngacmojë derisa zgjasin bisedimet. Sapo të përfundojnë Thaçi do të duhet të shpallë zgjedhje apo t’ia dorëzoj Haradinajt funksionin e kryeministrit”, thotë ai.

Sipas agjencisë informative serbe të sigurisë, BIA, ajo disponon me të dhëna operative se shqiptarë po përgatisin operacionin “Stuhia në veri”.

I pyetur nga kjo gazetë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi huhet që nuk e ka demantuar mundësinë që, në rast të mos arritjes së marrëveshjes, Prishtina të niset në vendosjen e autoritetit (pushtetit) në veri të Kosovës me anë të përdorimit të forcës. “Nuk mund të paragjykoj”, ka thënë shkurt Rexhepi.

Beograd, 7 prill – Në një prononcim për të përditshmen serbe Kurir, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi nuk e ka demantuar mundësinë që në rast të dështimit të marrëveshjes, Qeveria e Kosovës të ndërhyjë me anë të forcës në veri. (LajmeShqip.com)