Lajme Shqip e Enjëte, 14 Korrik 2011 15:46

Prishtinë  – “Nuk jam i shqetësuar për atë që u publikua nga një raport i “Wikileaksit”, ka thënë të enjten, në një intervistë për gazetën kosovare “Koha Ditore”, kryeministri Hashim Thaçi.

Raporti i “Wikileaksit” para pak ditësh zbuloi faktin se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohet ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”.

Thaçi ka bërë të ditur se raportet me homologun nga Tirana, kryeministrin Berisha, si në rrafshin personal, ashtu edhe në atë institucional, i ka të shkëlqyera.

Shefi i Qeverisë së Kosovës tha se nuk shqetësohet nëse “Wikileaks” mund të zbulojë kabllo të tjera diplomatike, të cilat e implikojnë atë në lidhjet e kontratave për ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, apo në dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i shqetësuar nga publikimi i raportit të “Wikileaksit”, i cili para pak ditësh zbuloi faktin se ai u kishte thënë diplomatëve amerikanë që “i frikësohet ndikimit të Sali Berishës në Kosovë”.

Thaçi thotë se raportet me homologun nga Tirana si ato personale, ashtu edhe institucionale i ka të shkëlqyera.