Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 22:45

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook njofton se nga kryetari i Organizatës Myslimane në Indonezi ka marrë një letër përkrahëse që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, transmeton Koha net.

Indonezia është shtet mysliman që ende s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Fushata jonë po fiton përkrahje nga shumë anë të botës. Kryetari i organizatës më të madhe myslimane në botë, Muhammadiyah në Indonezi, që numëron 30 milionë anëtarë – sapo dërgoi një letër të fuqishme të përkrahjes për Kosovën në UNESCO”, ka shkruar Thaçi.