Lajme Shqip Wednesday, 24 April 2013 12:21

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se të gjitha institucionet e Kosovës duhet të angazhohen për zbatimin e marrëveshjes së arritur me Serbinë, me 19 prill në Bruksel.

Ai e ka quajtur këtë marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe të paqes.

Ai ka paralajmëruar se delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, do të jetë nesër në Bruksel për të biseduar për procesin e zbatimit të marrëveshjes..

“Kosova e ka përgatitur planin e implementimit. E ka gati. Nesër do t’ia prezantojmë kabinetit të baroneshës Eshton në Bruksel. Plani është konkret, me akte ligjore, afate kohore dhe akterët e implementimit”.

“Presim që ta kemi planin implemetues, do të thotë, të dakorduar, deri më 26 prill, siç është e përfshirë në marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që menjëherë të fillojë implementimi”, ka thënë kryeministri Thaçi, në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës, mbajtur në Prishtinë.

Ai ka theksuar se zbatimi i marrëveshjes do të jetë sfidë dhe se fati i marrëveshjes do të varet nga zbatimi.(LajmeShqip.com)