Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 21:21

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka njoftuar kabinetin qeveritar për nismën e MPJ-së për fillimin e procedurës për negocimin e marrëveshjes së përkohshme për vendin nikoqir, dhe marrëveshjen për vendin nikoqir, duke u bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës për të themeluar Gjykatën Speciale.

 “Themelimi i saj në Hagë të Holandës kërkon një marrëveshje në mes të dy vendeve tona. Në këtë nismë do të themelohet një grup punues që do të udhëheq negociatat për të përmbyllur këtë proces. Grupi punues do të udhëhiqet nga MPJ-ja, ndërsa anëtarë të saj do të jenë edhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësues nga Presidenca. Rekomandoj themelimin e kësaj nisme, që pastaj të vazhdohet me punët konkrete”, tha zëvendëskryeministri Thaçi, raporton lajmi.net.

Kabineti qeveritar e miratoi këtë nismë.