Lajme Shqip Thursday, 31 October 2013 01:10

Kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendësi i tij në parti, Kadri Veseli, sot kanë pajtuar Gani Gecin dhe Azem Sylën. Vetë Gani Geci në një intervistë në KTV, ka bërë të ditur detajet e këtij pajtimi, i cili ka ardhur pas dy takimeve mes tij në njërën anë, dhe Thaçit e Veselit në anën tjetër. 

Ndërsa, pas këtyre dy takimeve, ka ardhur edhe takimi final i pajtimit, ku Geci dhe Syla kanë shtrënguar duart e pajtimit. Geci ka pretenduar se në vitin 2001, në një atentat plagosja e tij dhe vrasja e shokëve të tij, siç thotë ai ka ardhur pas një urdhri të Sylës, por ky i fundit ja kanë mohuar këtë. Geci thotë se Thaçi e Velesi “lidhen me jetë”, se Syla nuk ka qenë urdhërdhënsi. “Jemi takuar në dy raste në dy oda të Drenciës, në një rast në odën e Jetullah Gecit, që është daja i Adem Jasharit. Më vonë pas një ore jemi taku në një odë tjetër, me Azem Sylën, ku ai ka thënë se nuk ka dhënë urdhër për vrasjen time. Unë në atë rast jam plagosur, ndërsa dy shokë të mi, djem të rinj janë vrarë. Por për këta nuk do të lë gurë pa lëvizur derisa t’i gjej vrasësit”, ka thënë Geci. 

Ndërsa, për deklaratën që Syla ka dhënë në Klan Kosova kohë më parë, për urdhërdhënien e tij për vrasjen e Gecit, ai i ka thënë këtij të fundit, se atëherë kishte qenë i keqinformuar për veprimtarinë e tij, pasi nuk e kishte njohur atë më parë. 

Se kush është urdhërdhënësi dhe atentatori i vitit 2001 për vrasjen e Gecit, tani nga të dy palët aludohet në një person tjetër. Geci nuk e ka përmendur emrin e këtij personi por ka pranuar se ai është ish pjesëtar i UÇK-së, dhe aktualisht anëtarë i një nga pesë partitë më të mëdha politike në vend.