Lajme Shqip Saturday, 26 April 2014 13:26

Kryeministri Hashim Thaçi po insiston edhe më tutje të votohet themelimi i Forcave të Armatosura në Kuvendin e Kosovës para se të shkohet në zgjedhje nacionale.

Për këtë, ai në Prizren ka kërkuar votën e LDK-së dhe të Eqrem Kryeziut.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga deputeti i Parlamentit të Kosovës, njëherësh anëtar i Kryesisë së LDK-së në Prishtinë,Eqrem Kryeziu, që të ndikojë në partinë e tij, për të votuar formimin e Forcës së Armatosur të Kosovës.

“E kisha lutur edhe Eqrem Kryeziun, të votojë për Ushtrinë e Kosovës, dhe të ndikojë edhe në partinë e tij, sepse kjo nuk po bëhet për Hashim Thaçin, por për popullin e Kosovës”, ka thënë Thaçi për RTV “Besa”.

Thaçi po ashtu edhe një herë ka folur për formimin e Gjykatës Speciale.

”Kjo është padrejtësi, por ne këtë e kemi bërë për të dëshmuar pastërtinë e luftës sonë, për të vërtetuar vlerën e madhe të luftës, dhe për të vërtetuar se mbi të gjitha ky popull e do ta drejtën e pastër”, ka Thaçi.