Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 13:24

Kurteshi ka akuzuar Thaçin se që nga koha kur drejton Ministrinë e Jashtme ka ardhur vetëm një njohje për Kosovën.

“Vetëm një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë na ka njohur”, ka thënë Kurteshi, transmeton express.

Kurse, Thaçi tha si kryeministër i Kosovës i kanë ardhur 109 njohje për shtetin e Kosovës dhe se do të ketë edhe njohje tjera.

Po ashtu këta janë përplasur edhe për themelimin e Universitetit të Shkencave Aplikative në Ferizaj.

Thaçi i ka thënë Kurteshit se Vetëvendosja është kundër hapjes së fakulteteve.