Lajme Shqip Thursday, 23 June 2011 16:53

Tetovë - Në mbledhjen e sotme të Kuvendit qendror të PDSH-së në Tetovë, sipas paralajmërimeve nga kryetari partiak Menduh Thaçi, do të shqyrtohen rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare, ndërsa do të vërtetohen edhe drejtimet për veprimin e mëtutjeshëm politik të partisë.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse do të japë dorëheqje, Thaçi potencoi se në demokraci nuk është si në komunizëm dhe përgjegjësia nuk është kolektive por personale.

“Do të jap dorëheqje vetëm nëse këtë e kërkojnë nga unë trupat partiakë dhe njerëzit që e mbështesin PDSH-në dhe platformën e saj, e jo grupacionet antishqiptare dhe disa media të cilat janë dëshmuar këto 20 vjet se janë prodhim i shërbimeve sekrete jugosllave. Mbaj përgjegjësi për shkak se para tre vjetëve kjo parti ishte pothuajse e zhdukur ose luante në ligën e katërt ose të pestë, por kam edhe merita për shkak se tani sërish jemi në ligë të parë dhe këtë askush nuk e konteston”, deklaroi mes tjerash Thaçi.