Lajme Shqip Saturday, 28 June 2014 18:15

Kryeministri në detyrë Hashim Thaci thotë se do të respektojë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese e cila pritet të sqarojë se kush ka të drejtë të formojë qeverinë e re. Ai madje dilemat që janë ngritur po i konsideron të panevojshme. Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka vlerësuar se zgjedhjet parlamentare të qershorit u zhvilluan me sukses.

“Qytetarët shprehen vullnetin e tyre lirshëm për të ardhmën e tyre, për Kosovën e zhvilluar dhe të integruar në BE dhe NATO. 

Tani procesi i certifikimit të rezultateve po afrohet. Në ndërkohe, pritet që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosoves t’i jap përgjegje pyetjeve te parashtruara nga Presidentja e vendit.

Verdikti i Gjykatës Kushtetuese pritet të qartësoj dilemat e panevojshme qe janë ngritur. Unë si kryeminister i vendit e mirëpres dhe publikisht zotohem se do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese paverësisht cili do jete ai. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluaren kur kemi pranuar vendimet e kësaj gjykatë edhe atëherë kur ato kanë qenë në kundërshtim me pritjet tona.

Fundja, çështja thelbësore e gjithë këtij procesi është që Kosova te tregoj maturi institucionale dhe qytetarët tonë te fillojne ta prekin ndryshimin që do ndodhë me fillimin e zbatimit te Misionit te Ri,” ka thënë Thaçi.