Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 13:47

Tetovë – Në selinë qendrore të PDSH-së në Tetovë, në takimin zyrtar me kryetarin e kësaj partie, ka qëndruar ambasadorja e Mbretërisë Holandeze në Shkup, Simone Filippini.

Temë qendrore e bisedimeve kanë qenë zgjedhjet parlamentare, ku ambasadorja Filippini ka vlerësuar dhe përgëzuar Thaçin për zgjedhjet e qeta, ku rol të rëndësishëm luajti edhe fushata pozitive që e zhvilloi PDSH-ja. Gjithashtu, palët biseduan edhe për zhbllokimin e proceseve integruese si dhe situatën aktuale në vend. Kryetari i PDSH-së ka shprehur interesimin dhe vullnetin e tij për të dhënë kontribut në përshpejtimin e proceseve integruese si dhe kërkoi dialog serioz për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura dhe problemeve të pazgjidhura në Maqedoni.