Lajme Shqip Sunday, 01 November 2015 08:35

Tre lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti kanë tronditur kryeqytetin këtë mëngjes. Lëkundjet sizmike kanë qenë 3.4 dhe 5.1 ballë të shkallës Rihter.

Tërmeti është shënuar në disa qytete të vendit, kryesisht në Tiranë, Durrës, Peshkopi e Kavajë. Gjithashtu, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera, si Lezhë, Elbasan, Laç, Kukës, Shkodër, Pukë dhe Bulqizë. Epiqendra e tërmetit është shënuar 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës. Lëkundjet janë ndijerë edhe në Kosovë. Veçanërisht në qytetet që ndodhen më afër kufirit me Shqipëri