|
|
e Enjëte, 19 Korrik 2012 14:56 Prishtinë – AKP ka pranuar të shfuqizojë vendimin për emërim të Esat Ujkanit si ushtrues detyre të drejtorit të Trepçës. 
AKP ka pranuar që për ushtrues detyre të caktohet njëri nga tre të propozuarit e sindikatës së punëtorëve. Marrëveshja është arritur pasi drejtori menaxhues I AKP-së Shkëlzen Lluka ka vizituar sot grevistët në minierë. Kryetari I Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës Nezir Behrami, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes:
Ne sot jemi taku me zyrtarët e AKP-së dhe kemi arrit deri te marrëveshja që vendimi I mëparshëm të shfuqizohet dhe ushtrues detyre I menaxherit të emërohet njëri nga ata tre emra që ne kemi propozuar. Të paktën ashtu na kanë dhënë premtime.”
Behrami tha se do të qëndrojnë në grevë, derisa nuk marrin konfirmimin në formë të shkruar nga AKP. Minatorët e minierës me flotacion “Trepça” në Stantërg, kanë hyrë të premten në grevë, duke shprehur pakënaqësinë me emërimin e Esat Ujkanit në pozitën e ushtruesit të detyrës të drejtorit. (LajmeShqip.com)