Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 08:58

 

Festën e Bajramit qytetarët e Kosovës do ta presin me mot të nxehtë dhe me diell. Temperaturat në gjithë territorin e Kosovës do të jenë në rritje graduale.

Maksimalet do të luhaten nga 32 gradë celsius deri në 35 gradë celsius, gjatë vikendit. Ato minimale do të jenë prej 15 deri në 18 gradë celsius, transmeton Indeksonline.

Ndërsa në rajon temperaturat maksimale do të rriten edhe më tutje dhe do të luhaten nga 34C deri 38C. Era do të fryejë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ditën e premte gjatë mbrëmjes rreth viseve malore në perëndim të vendit, do të ketë mundësi për zhvillime të vransirave lokale që mundë të sjellin edhe ndonjë rigë lokale shiu.

Sipas parashikimeve të fundit, temperatura mbi 30C pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës së ardhshme, por me mundësi edhe për riga lokale shiu.