Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 20:14

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për të shtunën miratimin e projektaktit për numërimin e 368 qendrave të votimit, pas vendimit të marrë më parë nga Kolegji Zgjedhor për zgjedhjet.

Vendimi u mor pas kërkesës së Partisë Socialiste për t’u njohur me projekt-aktin. Pritet që menjëherë me votimin e projek-aktit, të nisë edhe puna për numërimin e 368 kutive të votimit.

Për këtë procedurë është parashikuar që të ngrihen 8 grupe numërimin ku secili grup do të marrë në shqyrtim fletët e kontestuara të votimit në të katër kutitë e votimit.

Ndërkohë që partitë politike është parashikuar që të kenë vezhguesit e tyre në cdo tavolinë numërimi dhe vlerësimi të votave.

Me përfundimin e këtij procesi, KQZ do të miratojë rezultatin përfundimtar, nga ku do të dalë edhe kandidati fitues për zgjedhjet lokale të 8 majit për bashkinë e Tiranës.