Lajme Shqip Tuesday, 21 June 2011 14:15

Bruksel – Organizata Transparency International në raportin më të ri të publikuar sot bën thirrje për zbatim më të madh të ligjeve antikorruptuese në vendet të cilat dëshirojnë t’i bashkohen BE-së.

“Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Turqia duhet të bëjnë më shumë që të garantojnë plotësim më efikas të ligjeve antikorruptuese”, shkruan në raportin e Transparency International.

Në dokument iu bëhet thirrje qeverive të krijojnë kapacitete dhe ta përmirësojnë menaxhimin e institucioneve kryesore.

“Ekziston domosdoshmëri e vullnetit të fuqishëm politik për zgjidhjen e problemit me korrupsionin në këto vende”, thekson organizata.

Procesi për bashkim drejt BE-së detyron shtetet të bëjnë standarde të caktuara financiare, ekonomike, sociale dhe politike. Kjo përfshin zhvillimin në sferën e luftës kundër korrupsionit dhe menaxhimin e mirë, që është “gur kritik për pengesë” për kandidatet dhe kandidatet potenciale për anëtarësim, theksohet në raportin e publikuar sot të Transparency International.