Lajme Shqip Tuesday, 27 October 2015 12:46

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 2 nëntor (e hënë), për ta mbajtur seancën e radhës.

Ky vendim është marrë pas mbledhjes së sotme e cila zgjati më shumë se një orë e 30 minuta.

Shefat e grupeve parlamentare të pozitës janë shprehur këmbëngulës sa i përket vazhdimit të seancave në mënyrë normale.

Ata, kanë kërkuar nga organet e sigurisë që të ofrojnë siguri për deputetët.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ekziston shqetësim njerëzor dhe politik për sigurinë e deputetëve.

Ai tha se ka dyshime për alkool dhe drogë.

Veseli ka thënë se përgjegjësia është institucionale dhe zyrtarët kanë përgjegjësi.

“…nëse ata nuk munden ta bëjnë këtë punë atëherë le t’ia lëshojnë punën atyre që munden… Ja kajti dikujt apo jo shteti i Kosovës do të funksionojë”, u shpreh Veseli.