|
|
e Premte, 13 Korrik 2012 12:08 Prishtinë – Në takimin e tretë të dialogut për stabizilim asociim është diskutuar për perspektivën evropiane, demokracinë dhe sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, mbrojtja e minoriteteve si dhe cështjet që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve ekomomike.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi lartë marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe të arriturat në përmbushjen e axhendës evropiane. Qeveria e Kosovës është plotësisht e përkushtuar që të vazhdojë me fuqizimin e strukturave institucionale për integrim me BE. Ne jemi të përkushtuar maksimalisht që axhendën evropiane ta bëjmë pjesë të pandashme të punës së qeverisë. Kemi punuar këtë vit, dhe do të punojmë edhe në muajt dhe vitet që do të vijnë, në mënyrë që ju si Komision Evropian të keni argumentet e nevojshme për të lobuar në avansimin e Kosovës në procesin e integrimit.
Zëvendës drejtori në drejtoratin e përgjithshëm për zgjerimin në Komisionin Evropian, Joost Korte, shprehu kënaqësine me punën që kanë bërë institucionet e Kosovës, por rikujtoi edhe detyrimet e Kosovës drejt integrimit në BE.
Pesë prioritet në axhenden evropiane: reforma zgjdhore, reforma në administratën publike, sundimi i ligjit, integrimi i pakicave dhe tregtia dhe të gjitha këto pesë pika ju i dini mirë dhe ato do të jenë pika kyce që ne i kërkojmë përkushtim të plotë politik të qeverisë por edhe nga aktoreve te tjerë sidomos Kuvendit.
Samuel zhbogar shefi i zyrës së Bashkimit Evropain në Prishtinë, duke e quajtur Kosovën më proevropiane, ofroi mbështetjen e tij gjatë proceseve integruese. Kryeministri Thaqi kërkoi që përmbushja e ketyre kritereve nga ana e qeverisë të vlerësohet në mënyrë te drejte sikurse në cdo shtet tjetër të Ballkanit perëndimor. (LajmeShqip.com)