Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 09:28

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se do të nënshkruhet memorandumi në mes të Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe dy kryetarëve të dy komunave të jugut dh veriut të Mitrovicës, me të cilin do të konfirmohet plani rregullativ komunal.

Por pengesë po del kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq i cili ka kërkuar që definomi i kufijve të bëhet sipas statusit të kësaj komune, shkruan “Epoka e re”.

Tahiri e ka porositur Rakiqin të mos bëjë deklarata joracionale, por t’i respektojë Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Kosovës.

Ajo ka thënë se të hënën se deklarata e Rakiqit nuk duhet të merret si provokim meqë, sipas saj, ai është i njohur për deklarime të tillë joracionale.

Kështu, sipas saj, Mitrovica e bashkuar është në rrugë e sipër për faktin se ka filluar revitalizimi i urës mbi lumin Ibër dhe heqja e barrikadës së kamotshme.

“Sa i takon përcaktimit të vijave administrative në mes të dy komunave, Veriore dhe Jugore, ajo janë përcaktuar me Ligj për vijat administrative të komunave të Republikës së Kosovës si dhe Planin e Ahtisarit dhe kjo vijë kufitare në mes të dy komunave është mbi lumin Ibër”, ka thanë ajo.