Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 16:56

Prishtinë – Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, priti sot në një takim, përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, me të cilin diskutoi rreth ecurisë së dialogut, si dhe përgatitjet për raundin e pestë të bisedimeve teknike Kosovë-Serbi.
“Gjatë takimit u shqyrtuan elemente të rëndësishme, të cilat do të jenë pjesë e një pakoje të mundshme të marrëveshjes që mund të arrihet në qershor ose korrik të këtij viti”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të qeverisë së Kosovës.
Dy bashkëbiseduesit vlerësuan se krahas progresit të dialogut mes dy vendeve, duhet të përparojë edhe procesi i integrimit të Kosovës në BE.
Me këtë rast, zv/kryeministrja Tahiri përsëriti kërkesën për liberalizimin e vizave, hyrjen në marrëdhënie  kontraktuale dhe marrjen e preferencave tregtare me BE-në, si dhe përshpejtimin e statusit të vendit kandidat në BE.