|
|
e Shtunë, 07 Korrik 2012 13:19 Plotësuar (Dubrovnik 7 korrik, 15:30) Kryeministri Hashim Thaçi dhe ish-Presidenti i
Serbisë Boris Tadiç janë takuar sot në Samitin e Kroacise që mbahet në Dubrovnik. Mediat kroate kanë publikuar pamje të Tadiç dhe Thaçit që i shtrëngojnë duart njëri tjetrit.
Takimi ka qënë vetëm pak minuta, ku Tadiç ka folur pak fjalë me kryeministrin e Kosovës, por nuk arrihet të kuptohet mire se çfarë thotë. Më pas, Thaçi largohet dhe Tadic u ka shtrënguar duart edhe Ministrit të jashtëm të Kosoves Enver Hoxhaj dhe Ministres për integrime europiane Vlora Çitaku.
Kjo është hera e parë që kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi takon një politikan të larte serb që pas shpalljes së pavaresisë, megjithëse është përfolur shumë se Thaçi dhe Tadiç kanë zhvilluar disa takime sekrete gjate kohës kur Tadiç ishte ende president i Serbisë.
Fotografite/CROPIX
**************************
Dubrovnik-Ish presidenti i Serbisë Boris Tadiç mund të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Lajmi raportohet nga gazeta kroate “Dnevnik” pas mbërritjes së papritur të Boris Tadiç sot në mëngjes në Dubrovnik, ku po zhvillohet Samiti i Kroacisë dhe ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës.
Sipas të perditshmes kroate, kjo do të ishte është hera e parë që një politikan i larte serb takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi. Vizita e ish-presidentit serb dhe kryetarit aktual të Partisë Demokrate, Boris Tadiç në Dubrovnik është vlerësuar si një surprizë e papritur për mediat kroate.
Takimi mund të realizohet vetem dy ditë pas vizitës së ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Filip Gordon në Beograd, i cili kërkoi vazhdimin e negociatave me Prishtinën dhe respektimin e marrëveshjeve të deritanishme të arritur nga negociatat në Bruksel.




