Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 15:01

Ish-presidenti i Republikës së Kroacisë, Stipe Mesiq do të shpallet qytetar nderi i komunës së Gostivarit në Seancën e Këshillit Komunal, që do të mbahet më 29 tetor.

Mesiqit, siç njoftojnë mediat, me këtë rast do t’i ndahet plaketa për qytetar nderi i Komunës së Gostivarit.

Mesiq, i cili quhet një mik i madh i popullit shqiptar, ka qenë president i Kroacisë në dy mandate, kryeministër i parë pas zgjedhjeve shumëpartiake, kryetar i Kuvendit të Kroacisë, kryetar i Presidencës së Jugosllavisë dhe kryetar në komunën e tij Orahovicë./KP/