Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 10:14

Prishtinë – Borislav Stefanoviç demanton deklarimet e shumë zyrtarëve të lartë evropianë, se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evripian kalon nëpër Kosovë.

Në një prononcim për mediat serbe ao la thënë Kosova nuk është kushti.

Shefi i delegacionit serb në bisedime me Kosovën, Borko Stefanoviç, ka deklaruar se për Serbinë nuk do të ketë kushte të tjera në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kërkesa që na bëjnë zyrtarët nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur problemet me Kosovën, është e natyrshme, por nuk do të thotë se ata po kërkojnë nga ne ta njohim Kosovën”, ka thënë Stefanoviç për mediat serbe.

Stefanoviç ka thënë se Brukseli “kërkon nga ne të vazhdojmë bisedimet me Prishtinën dhe që sa më parë të gjejmë zgjidhje konkrete për problemet që preokupojnë qytetarët”.