|
|
e Enjëte, 18 Tetor 2012 12:02 Bruksel – Komiteti i çështjeve të jashtme në Parlamentin Evropian pasi ka diskutuar sot një projekt-rezolutë në mbështetje të Raport të Progresit 2012 për Shqipërinë, e ka miratuar atë në unanimitet.
Rezoluta parashikon mbështetja për perspektivën evropiane, kërkon konsolidimin e demokracisë në vend si dhe forcimin e të drejtave të njeriut dhe vazhdimin reformave social- ekonomike.
Parlamenti Europian mbështet dialogun konstruktiv të forcave politike, si dhe inkurajon forcat politike për këtë me qëllim që vendi të mund të përparojë në rrugën drejt integrimit. Nëpërmjet kësaj rezolute Parlamenti Europian i bën thirrje partive politike në Kuvend që të miratojnë reformat e mbetura.
Në këtë rezolutë Parlamenti Evropian përsërit nevojën për të eliminuar rreziqet e politizimit të administratës. Të përshpejtohet reforma gjyqësore, përfshirë edhe miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë. Shqetësim kryesor mbetet korrupsioni. Policia, mediat dhe ekonomia janë disa nga fushat që janë të përfshira në vlerësimet e Parlamentit. (LajmeShqip.com)