Lajme Shqip Wednesday, 25 June 2014 12:00

Bashkimi Evropian tashmë e ka marrë vendimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por zyrtarisht vendimi do të merret nesër nga Këshilli i BE-së.

Çekia deri në minutat e fundit ka qenë e pavendosur. Në një intervistë për EurActiv, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule argumenton se përse Çekia nuk mund të bllokojë dhënien e statusit.

Në samitin e kësaj jave do t’i jepet statusi Shqipërisë. U duk sikur disa vende do të dilnin kundër, sidomos Çekia, e cila donte të bllokonte statusin për shkak të mosmarrëveshjes mes Tiranës dhe kompanisë çeke CEZ.

E pranoj se është e vështirë dhe sfiduese për të gjithë, por unë nuk besoj se është e vetmja rrugë e saktë për të ecur përpara. 

Nuk mund t’i mirëkuptojmë rezervat e Çekisë?

Kujdes: Mos i ngatërroni këto dy gjëra. Të gjitha komentet e vendeve anëtare i marrim shumë seriozisht. Kur zgjidhen çështjen e statusit kandidat për Shqipërinë vitin e kaluar dhe vendet anëtare ranë dakord që ne të përgatisnim një raport mbi zbatimin e reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo ndodhi këtë muaj dhe Komisioni Evropian theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të madh në përmbushjen e kushteve. Rezultati logjik nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse rekomandimi për dhënien e statusit kandidat. Gjithashtu edhe ministrat të martën në Luksemburg e miratuan këtë gjë.

Nuk jeni të shqetësuar se Çekia mund të kundërshtojë?

Përmirësimi i klimës së investimeve në Shqipëri dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes dypalësh mes Tiranës dhe Pragës në lidhje me një investim të rëndësishëm si CEZ, unë e konsideroj shumë të rëndësishme. Por, po aq e rëndësishme është e marrja në konsideratë e progresit të bërë në plotësimin e kushteve dhe kritereve që shtetet anëtare kanë përcaktuar për dhënien e statusit. Në marrëveshje me vendet anëtare, përfshirë dhe Çekinë, është vendosur që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat.

Ky është një hap politik dhe në rastin e Shqipërisë nuk ka shumë kohë për të humbur. Kjo është njohja e progresit të bërë dhe inkurajim për të ndërmarrë reforma të tjera të rëndësishme në fusha të tilla si mjedisi i investimeve, të cilat shtetet anëtare e nënvizuan kur vendosën për statusin. Pa këtë, Komisioni Evropian, në të ardhme nuk mund të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit.