Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 16:57

Prishtinë – Përfaqësues nga Lëvizja e Rimëkëmbjes Serbe (SPO), kanë thënë të martën se nuk i përkrahin idetë për ndarjen e pjesën veriore të Mitrovicës dhe bllokimin e rrugëve që po ndodh atje, pasi që problemet duhet zgjidhur nga dialogu që po zhvillohet mes Prishtinës e Beogradit në Bruksel.

Ata konsiderojnë se interesi i serbëve nuk duhet mbrojtur vetëm në pjesën veriore, por në të gjitha vendet ku jetojnë serbët. 

Këto konstatime janë bërë gjatë një konference të mbajtur në Qendrën Mediale në Çagllavicë, me ç’rast drejtuesit e Lëvizjes së Rimëkëmbjes Serbe (SPO) kanë shpalosur qëndrimin e tyre lidhur me ngjarjet aktuale në Kosovë.