Lajme Shqip Sunday, 23 June 2013 09:33

Prishtinë -(E plotësuar) 

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka marrë sot vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë për “Grupin e Drenicës”.

Lajmin e ka konfirmuar sot për Express, mbrojtësi i ish- Komandantit të Shabit të Përgjithshëm të UÇK’së Sylejman Selimi, avokati Tomë Gashi.

“Sipas kërkesës se prokurorit të EULEX’it ka sjell vendim me te cilin i ka vazhduar paraburgimin ish komandantit te shtabit tè përgjithshëm te UÇK’së, zotit Sylejman Selimi dhe 6 bashkëluftëtarëve të tij edhe për 2 muaj”, tha Gashi.

Vendimin për vazhdim të paraburgimit ai e quajti shokues.

“Ky vendim është shokues,jo i ligjshëm dhe jo i drejt, asnjë arsye ligjore nuk ekziston që Sylejman Selimi dhe të tjerët tè mbahen nè paraburgim. Por duket se edhe ky gjyqtar ka ra nè ndikim té prokurorit dhe te kolegjit te gjykatës se apelit i cili e ndryshoi masën e arrestit shtepiak nè masen mè te rend tè mundshme né Paraburgim”.

“Unë si avokat i S. Selimi do tè henen ushtroj ankes”, paralajmëroi Gashi.

Ndryshe Prokurori Maurizio Salustro, i cili është duke hetuar “Grupin e Drenicës”, ka kërkuar që t’iu vazhdohet për shtatë të dyshimtëve edhe dy muaj paraburgimi.

 

 

Sot vendimi për paraburgimin e “Grupit të Drenicës”

 

Prokurori Maurizio Salustro, i cili është duke hetuar “Grupin e Drenicës”, ka kërkuar që t’iu vazhdohet për shtatë të dyshimtëve edhe dy muaj paraburgimi dhe vendimi pritet të merret të dielën.

Salustro ka paraqitur kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës për t’ua vazhduar paraburgimin edhe për së paku dy muaj Sylejman Selimit, Sami Lushtakut dhe pesë bashkëluftëtarë të tyre, të cilët janë duke u hetuar për krime lufte nga Misioni Evropian për Sundim Ligji, informon Kosovapress.

Lajmin e ia ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Selimit, i cili ka thënë se është njoftuar nga zyrtarët e EULEX-it se vendimi do të merret të dielën, më 23 qershor.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asnjë arsye për caktimin e paraburgimit dhe nuk ka asnjë arsye që kjo masë të vazhdohet.

Nga arresti shtëpiak, pas kërkesës së prokurorit Salustro, atyre u ishte caktuar masa e paraburgimit para afro një muaji. Kjo masë skadon të hënën, më 24 qershor.