Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 10:10

Bruksel -( E plotësuar) Në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt në Bruksel, sot edhe formalisht është miratuar autorizimi për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.

Këtë e ka shpallur presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Më herët, Herman Van Rompuy, ka shpallur nëpërmjet rrjetit social Tëitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

Pritet që bisedimet me Serbinë të fillojnë në muajin janar të vitit të ardhshëm.

 

Sot vendimi për MSA-në 

 

Bruksel – Në Bruksel vazhdon edhe sot Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian, ku pritet të formalizohet nisja e negociatave për anëtarësimin e Serbinë në BE, por gjithashtu edhe Kosovës pritet t’i konfirmohet hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në, raporton K.press. 
Ndërkohë, samiti i liderëve të Bashkimit Evropian është mbajtur edhe dje, ku kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se mbledhja e parë BE-Serbi, në lidhje me negociatat e anëtarësimit të kësaj të fundit në bllokun evropian, mund të mbahet në janar të vitit 2014, vetëm nëse në dhjetor ka verifikime të sakta për zbatimin e plotë të marrëveshjes me Kosovën.
Dje po ashtu, liderët e BE-së parimisht i dhanë sinjalin se mund nisjen negociatat për anëtarësim me Serbinë në BE, kurse sot pritet vendimi për Kosovën.