Lajme Shqip Friday, 12 April 2013 10:20

Prishtinë – Qindra qytetarë kanë marrë pjesë sot në protestën e organizuar nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar me moton “Ndal hajninë, zhvilloje shtetin”, e cila ka përfunduar pa ndonjë incident.

Ashtu siç është paralajmëruar, marshi është nisur në orën 12, para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë dhe ka vazhduar deri te selia e Qeverisë.

Pretekst i protestës kanë qënë faturat e energjisë për muajin janar, të cilat, sipas qytetarëve, kanë qenë të fryra dhe kanë vazhduar të jenë të ngjashme edhe në muajt pasues.

Protestuesit po ashtu kanë kërkuar gjykim për drejtorin aktual të KEK-ut, Arben Gjuka, i cili ndonëse ishte paralajmëruar se do të shkarkohej, vazhdon ta ushtrojë këtë detyrë.(Lajmeshqip.com)

**********************************************************

Prishtinë – Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmëruar për sot protestën e radhës, me moton “Ndal hajninë, zhvilloje shtetin”.

Marshi pritet të nisë në orën 12, para ndërtesës së Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, për të vazhduar deri te selia e qeverisë.

Zemërimi i qytetarëve ka nisur qysh me faturat e energjisë elektrike për muajin janar, të cilat, sipas tyre, kanë qenë të fryra. Të njëjtat, sipas qytetarëve, kanë vazhduar edhe në muajt pasues.

KEK-u hedh poshtë akuzat, duke thënë se faturat përputhen me leximin e njehsorëve. Deri më tash, qytetarët kanë protestuar disa herë.(GE/LajmeShqip.com)