Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 08:07

Sot në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në një intervistë për ‘Epokën e re’ i ka ftuar deputetët e opozitës të jenë pjesë e kësaj seance.

Ai ka thënë se prania e të gjithëve në këtë seancë, në të cilën do të diskutohet MSA-ja është shumë e rëndësishme për faktin se po diskutohet një marrëveshje e rëndësisë së madhe për të cilën është punuar shumë.

Çollaku beson se askush në Kosovë nuk do të bëjë aq gabim saqë të mendojë ta dëmtojë agjendën evropiane.

Ai tha se MSA-ja është shumë e rëndësishme për ta çuar procesin përpara, por edhe për porosinë drejt partnerëve evropianë.