Tiranë – Skandal në takimin e Stabilizimit-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së. Në sallën ku zhvillohej mbledhja mes parlamentarëve europianë dhe 14 deputetëve shqiptarë mes tyre edhe Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, flamuri shqiptar që përfaqëson shtetin shqiptar është ai që përdorte regjimi komunist. Lajmeshqip.com, ekskluzivisht, ka arritur të sigurojë fotot dhe videon e skandalit i cili për momentin nuk ka një emër apo një fajtor dhe që kërkon menjëherë një sqarim se çfarë ka ndodhur.

E çuditshme është se asnjë nga deputetët e pranishëm shqiptarë nuk ka reaguar për këtë symbol, megjithëse siç mund të shihet nga video duket mësë qarti flamuri me yllin e verdhë, qartësisht një simbol komunist me ngjyrën e verdhë. Sa për kronikën, takimi BE-Shqipëri ishte si pararendëse e vendimit për dhënien ose jo të statusit kandidat për Shqipërinë. Kushedi nëse është gati BE të presë në gjirin e saj një vend komunsit!…

{fotogaleria}

{/fotogaleria}