Lajme Shqip Friday, 31 July 2015 08:05

Komisioni asnjëherë nuk ka vendosur kritere shtesë përveç atyre të përcaktuara në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Keshtu thotë zëdhënësja e presidentit dhe zëvendëspresidentit të parë të Bashkimit Evropian, Natasha Bertaud.

“Kriteret nevojitet të përmbushen para se Komisioni të mund të rekomandojë udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës”, i ka thënë Bertaud Tribuna Channel, e pyetur nëse është e mundur që Brukseli zyrtarë të vendosë kritere shtesë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.