Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 17:15

Tiranë – Mbledhja e parashikuar për ditën e nesërme, ku do të zgjidhej nënkryetari i ri i KLD-së, do të shtyhet. Burimet brënda presidencës bëjnë me dije se presidenti Topi do të zhvillojë një vizitë në Maqedoni, e cila do të nisë nesër.

 Për këtë arsye, mbledhja do të shtyhet, për t’u caktuar pas kthimit të presidentit Topi nga Maqedonia.

Vizita e këtij të fundit në Maqedoni bëhet në një moment delikat, pasi situata mes maqedonasve dhe shqiptarëve është tensionuar së tepërmi. Në qendër të diskutimeve që presidenti shqiptar do të zhvillojë me autoritetet maqedonase, pritet të jetë pikërisht situata e krijuar së fundmi.