Lajme Shqip e Premte, 01 Qershor 2012 21:11

Mitrovicë – Shtabi serb i Krizës në veriun e Mitrovicës dhe Kosovës, në takimin e mbajtur të premtën pasdite në veri të Mitrovicës,  ka vendosur që barrikadat duhet të rivendosen në rrugë për arsye të sigurisë së banorëve serb.

Në këtë takim kanë marruar pjesë, të ashtuquajturit Kryeatari i Qarkut të Mitrovicës Radenko Nedelkoviç,  Shefi i MUP-it të Serbisë, Gjorgje Dragoviç, Komandani i Mbrojtjes territorial Serbe, e cila në Kosovë zëvendëson ushtrinë e Serbisë, Jovica Llazareviç, kryetari i veriut të Mitrovicës Kërstimir Pantiç, Kryetari i Zveçanit Dragisha Milloviç, ai i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç si dhe ai i Leposaviçit  Branko Niniç. 

Në takimin e krerëve të grupeve kriminaleserbe është vendosur dhe kërkuar nga organizata që “çdo kamion-barrikadë të rikthehet përsëri në magjistralen e veriut të vendit duke rivendosur kështu barrikadat rrugore të hequra nga KFOR-i. Nëse barrikadat nuk rikthehen në vendin e tyre, banorët serb të veriut janë të pa mbrojtur” kështu citohet në takimin e strukturave të shtabit serb të krizës. (LajmeShqip.com)