Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 14:20

Tiranë – Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti sot, me anë të një deklarate për shtyp, atmosferën e qetë dhe normale në të cilën u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Sipas MPJ-sw, zgjedhjet shihen si tregues i zhvillimit të qëndrueshëm demokratik në këtë vend fqinj.

“Vlerësojmë se pjesëmarrja e gjerë në votime dhe administrimi demokratik i gjithë procesit është shprehje e angazhimit serioz politik dhe qytetar, në shërbim të stabilitetit dhe përparimit të Maqedonisë e rajonit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se “përmbyllja me sukses e procesit zgjedhor nga partitë shqiptare është shumë e rëndësishme për dinamikën e zhvillimit të reformave, të procesit të integrimit dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit”.