Lajme Shqip Wednesday, 26 June 2013 10:31

Sipas raportit të organizatës botërore “The Fund for Peace”, Maqedonia radhitet në vendin e 112, ndërsa Shqipëria qëndron në vendin e 119.

Maqedonia dhe Shqipëria radhiten në kuotën e vendeve stabile. Kështu nënvizon raporti për çështje të sigurisë i organizatës botërore “The Fund for Peace” (Fondi për paqe), ku çdo vit publikohet indeksi i ashtuquajtur i vendeve më të rrënuara në aspektin e sigurisë.

Sipas këtij raporti në vendin e parë të këtyre vendeve jostabile radhitet Sudani, më pas vijon Kongo dhe Somalia, duke ndarë tre vendet e para, raporton ina.

Ndërsa Maqedonia këtë vit radhitet në vendin e 112, duke shënuar tre vende më përpara se vitin e kaluar kur ishte në vendin e 109. Shqipëria këtë vit shënon një pozicionim më të mirë se nga Maqedonia duke u radhitur në vendin e 119, por edhe duke tejkaluar Bosnjë – Hercegovinën dhe Serbinë, që hyn në kuotën e vendeve të rrezikshme.

Ndërsa në Ballkan në pozicione të vendeve stabile radhiten Kroaica në vendin e 135, Mali i Zi në vendin e 134, Bullgaria në vendin e 132, Sllovenia në vendin e 163 dhe Greqia në vendin e 138. Vendet më stabile në botë janë Finlanda në vendin e 178 dhe Norvegjia 177.

Vlerësimi është bërë nga numri 1 si vlerësim negativ dhe deri në numrin 178, që nënkupton numrin e shteteve.