Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 11:57

Vlorë – 35-vjeçari Skerdilajd Konomi, gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë në qytetin e Vlorës, është viktimë e shpërthimit të një autoveture që ndodhi sot në këtë qytet.

Burime të policisë konfirmuan se Konomi humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të rënda që pësoi nga shpërthimi i autoveturës së tij, një Benz me targa VL 6383 B, teksa ishte në lëvizje në bulevardin Vlorë-Skelë.

Paraprakisht mendohet se shkak i shpërthimit ishte vendosja e një sasie eksplozivi që është komanduar në distancë.

Aktualisht, është duke vazhduar kqyrja e vendit të ngjarjes dhe grumbullimi i provave. Nga kjo është gjetur pranë autoveturës edhe celulari i Konomit, që mendohet se do të shërbejë si një provë e rëndësishme në procesin e hetimit.

Skerdilajd Konomi punonte si gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë prej rreth 6 vjetësh.