Lajme Shqip Tuesday, 21 July 2015 15:40

Sot rreth orës 13:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në njërën prej byrektoreve në qendër të Mitrovicës, me ç’rast është djegur i gjithë lokali, raporton Veriu.info

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, i cili ka treguar se nga ky shpërthim kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores.

“Zjarri në lokal është shkaktuar nga shpërthimi i dy bombolave të gazit, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy punëtorë të byrektores”, ka thënë zëdhënësi Zahiti për Veriu.info./Veriu.info/