Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 17:49

Drenas – Së paku dy punëtorë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm, që ka ndodhur në mesnatë në Ferronikel të Drenasit.

Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është ndier edhe nga lokalitetet e afërta me këtë Fabrikë.

Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut. Menaxhmenti grek i Ferronikelit nuk ka lejuar ekipin e KTV së që të xhirojë në vendin e shpërthimit, duke minimizuar atë që ka ndodhur.

Por punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate, që kanë shkaktuar shpërthimin. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për atë që kanë ndodhur e që e sheh si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.