Lajme Shqip Sunday, 19 June 2011 11:47

Prishtinë – Të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor duhet të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, duke përfshi edhe Kosovën, ka thënë shefi i diplomacisë çeke, Karl Shfarcenberg.

Ai shprehu bindjen se nuk do të zgjasë gjithmonë situata që, disa vende të BE-së, të mos e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Me kalimin e kohës kjo do të rregullohet. Nuk mendoj se do të zgjasë shumë”, ka thënë Shfarcenberg.