Lajme Shqip Friday, 29 November 2013 01:53

Prishtinë- Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi në një ligjeratë e cila është publikuar në YouTube më datë 28 nëntor 2013 dhe përmbanë shkrimin (fjale per fjale): Mos um shti me hi deputet, me ta ba hallakam qaty me ta thirr ezanin…, thotë se muslimanët kanë të drejtë të flasin edhe për politikë, edhe për ekonomi dhe se nuk duhet të përjashtohet askush nga këto tema për shkak të përkatësië fetare.

Krasniqi ka thënë se nëse një hoxhë apo imam flet për një cështje politike, nuk duhet të thuhet menjëherë se “islami është politik”.

Ai ka thënë se hoxhallarët përvec që kanë obligim të spjegojnë parimet fetare, kanë të drejtë dhe obligim të flasin për vetëdijësimin e njerëzve.

Në videon e publikuar ku dëgjohet vetëm zëri (audio) e Krasniqit, ai thotë se “ne jemi qytetarë të këtij vendi dhe nuk kemi ardhur nga Moska, që mos me pasë të drejta të barabarta me të gjithë qytetarët tjerë”.

 

“Kur kemi fillu na me lëvizë kapak, e kam fjalën komuniteti musliman, hoxhallartë e xhemati këta…kuku kuku cka është kah bahet, filan hoxha kish folë për politikë, po ani cka, pse cka ka të keqe… jooooo s’ban hic, cka po thu ej, a ti ban me folë për politikë, unë nuk ban hic a? A prej Moske pasna ardhë unë a, a unë nuk pasna të drejta të barabarta unë, a unë nuk kam të drejtë me folë në politikë a?”, shprehet Krasniqi.

 

Më tutje, ai thotë se mundet me hy në parlament si deputet, sepse e gëzon këtë të drejtë sipas tij, “dhe ta bëj llugë parlamentin, qaty ta thirri ezanin”.

 

“Ma more se të hi deputet qaty, e ta baj llugë parlamentin, e bërtas në kupë të kresë e ta thirri ezanin midis parlamentit. Po mos më shti se nuk e kam synin e politikës as të parlamentit as kurrë Zoti mos më shtiftë”, thotë ai duke vazhduar “po nuk mund më ndalë ti o vëlla”.

 

Ai ka thënë se politikanët nuk duhet të flasin aq shumë kundër fesë, gjegjësisht fesë islame, pasiqë sipas tij as në komunizëm nuk është folur me një ton të tillë kundër fesë.

Madje Krasniqi, në një vend ua përkujton votat e vjedhura politikanëve, duke thënë se mund të fitojnë një kohë duke vjedhur vota, por jo cdoherë./LajmeShqip/ 

Për më tepër mund të dëgjoni videon në vazhdim: 

http://www.youtube.com/watch?v=091kmS0OtVk