Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 14:24

Bllokimi i Kuvendit dhe veprimet e opozitës janë me dëm për Kosovën, ka thënë shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Jacque Miniane.

 Në një konferencë për media Miniane tha se edhe pse nuk ka mandat të thotë se cili grup ka të drejtë, nuk mund të mos përmend dëmet që mund të sjell mosmiratimi i Ligjit mbi menaxhimin e financave publike.

“Jemi të shqetësuar me gjendjen aktuale në Kuvend. Ne nuk kemi fare mandat t’ju themi kush ka të drejtë. Çdo vonesë e miratimit të Lgjit mbi menaxhimin e financave publike do të shkojnë në dëm të të gjithëve dhe po ashtu nga mos miratimi i buxhetit do të humb besimi i investitorëve të huaj. Nuk jemi pajtuar për rritje të pensioneve mbi shumën 23 milionë euro”, ka thënë Minian.