Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 19:31

Uashington – Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi Shqipërisë që të përfundojë sa më parë procesin zgjedhor të 8 Majit dhe të vijojë punën për proceset e tjera integruese.

Ka qenë drejtoresha për Çështjet e Europës Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit Jenifer Brush, e cila ua ka kujtuar më tej palëve politike se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s.

Brush deklaroi se politika shqiptare duhet t’u japë e vetme zgjidhje problemeve që ka vendi, pasi ato, tha ajo, “nuk mund të vijnë nga faktorët e jashtëm”.

Ndërkaq, lidhur me 12 kriteret që Shqiperia duhet të plotësojë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, zyrtarja amerikane theksoi se vendi duhet të punojë në këtë drejtim, ndërsa garantoi se SHBA do të vijojë mbështetjen për Shqipërinë.